6.6 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Kërkesa e ZPS-së për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, VV: Padrejtësi historike, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza politike

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar ndaj kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas reagimit Vetëvendosje e konsideron këtë kërkesë si një akt padrejtësie dhe ndërhyrje politike, e cila synon të zhveshë luftën çlirimtare nga konteksti i saj historik dhe politik, duke kriminalizuar rezistencën e popullit shqiptar ndaj okupimit serb.

“Ky nuk është një proces neutral drejtësie. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa UÇK-ja ka luftuar për mbrojtjen e popullit. Të kërkosh 45 vjet burg për krerët e UÇK-së është përpjekje për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe për ta paraqitur viktimën si xhelat,” theksohet në reagim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT