7.4 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Zeqaj: Rreziku ma i madh i Kosovës s’po vjen prej jashti por prej Kosovës përmes propagandës, populli u përça në sofër e në familje – urime 51%

Gazetari Florent Zeqaj ka ngritur shqetësime serioze lidhur me situatën politike dhe shoqërore në Kosovë, duke theksuar se rreziku më i madh për vendin nuk vjen nga jashtë, por nga brenda vetë shoqërisë kosovare.

Sipas Zeqajt, ky rrezik nuk manifestohet përmes tankeve apo bombave, por përmes propagandës që, siç shprehet ai, po e dëmton shoqërinë nga brenda, duke nxitur përçarje të thella mes qytetarëve.

Ai vlerëson se kjo gjendje ka çuar në ndarje të rënda familjare, ku vëllai vihet kundër vëllait, babai kundër djalit, motra kundër vëllait, madje edhe lidhjet farefisnore janë cenuar rëndë. Sipas tij, pushteti aktual nuk po ndan përgjegjësi, por po thellon ndasitë, duke cenuar kohezionin shoqëror.

Zeqaj thekson se në vend të ndërtimit të shtetit, po ndodhin prishje të raporteve familjare dhe shoqërore, duke paralajmëruar se një popull që fillon të përçahet në familje dhe në tryezë, e dobëson vetveten dhe i hap rrugë kënaqësisë së armikut.

Në fund, gazetari e lidh këtë realitet me rezultatin zgjedhor prej 51 për qind, duke theksuar se pasojat e kësaj qeverisjeje, sipas tij, tashmë po ndihen në çdo shtëpi, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë.

Postimi i plotë:

Rreziku ma i madh i Kosovës spo s’vjen prej jashti por prej ❤️ së Kosovës😉

Është rreziku që s’ta thyen derën me tenka e as me bomba po ta çan shtëpinë prej brenda me propagandë😥

Ta kthen vëllanë kundër vëllait, babën kundër djalit, motrën kundër vëllait, nipin kundër dajës.

S’ndan pushtetin e ndan gjakun😥

S’ndërton shtet por prish familje😥

Dhe kur një popull nis me u përça në sofër e në familje armiku veç rri e shikon… i kënaqur.

Ky është rezultati i 51%,🫣

Urime se jeni ka e jetoni në çdo shtëpi si në Kosovë si në Mërgim💔

TË FUNDIT

TË FUNDIT