Këngëtari Gjesti, i cili për disa muaj ishte tërhequr nga paraqitjet publike dhe lansimi i projekteve të reja, rikthehet me një këngë të re.
Ky pezullim nga skena kishte ardhur pas humbjes tragjike të vëllait të tij, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti trafiku.
Sot, Gjesti ka publikuar këngën e tij më të re, përmes së cilës duket se i ka kërkuar falje dikujt që tashmë nuk është pjesë e jetës së tij.





