6.1 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Rama: Rezultati i zgjedhjeve s’ishte real, pati blerje votash, shumë mërgimtarë ndoshta Kurti i frikësoi me një riokupim nga Serbia

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm e para, “nuk janë reale” thotë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai tha në një intervistë në Frontal në T7 se ka pasur “blerje votash”.

“Unë mendoj që zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk janë zgjedhje reale. Faktikisht numrat të cilët i kemi sot mendoj që janë si rezultat i një manipulimi të votave, një blerje votash. E dimë që vetëm 3-4 ditë para zgjedhjeve kemi pasë pagesa kah 100 euro për një numër të madh të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Rama tha se Kurti e ka shfrytëzuar “popullin më të varfër në Europë”.

Rezultati i zgjedhjeve, ai thotë se nuk është “reflektim real i qytetarëve të Kosovës”.

Ai përmendi edhe votat nga mërgimtarët, për të cilët tha se kanë dalë jashtë vendit në kohë të vështira dhe sot mendojnë, sipas tij, edhe për një riokupim të ri nga Serbia, për shkak të deklaratave të Kurtit.

“Shumë prej tyre ndoshta jetojnë me këtë frikë se do ta kemi një riokupim nga Serbia këtu dhe si rezultat, me këto projektimet e Kurtit se ne po investojmë në armatim, s’ka lidhje që s’jemi zhvillu, që e kemi arsimin apo shëndetësinë në nivelin më të dobër, që kemi një jetë shumë të shtrenjtë, që po paguajmë rrymë nja 3-4 fish më shumë sesa përpara, por ne duhet të jemi të kënaqur që po investoj…”

Rama tha se rezultatin e zgjedhjeve të fundit, mund të mos e ketë pritur as vetë Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT