Në orët e vona dikush ka djegur një eskavator të një kompanie të kontraktuar për rrënimin e objekteve pa leje në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT
Kompania “Eurondërtim Sh.p.k.” konfirmoi se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinerisë, rast për të cilin raportuan mediat lokale.
Kompania tha se duke pasë parasysh kontekstin e rastit, akti përbën edhe sulm ndaj autoritetit dhe rendit juridik të shtetit të Kosovës.
“EURONDERTIM SH.P.K. mbetet e palëkundur në angazhimin e saj profesional. Ne do të vazhdojmë të përmbushim me përpikëri çdo obligim kontraktual dhe ligjor që kemi ndaj qytetit dhe institucioneve, duke u besuar plotësisht organeve kompetente për garantimin e sigurisë”, shkroi ndër tjerash kompania.





