-1.8 C
Mitrovice
E martë, 13 Janar, 2026
spot_img

Vendos KQZ: 10 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për mbledhjen, në të cilën pritet është marrë vendim lidhur me procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

KQZ përmes një njoftimi për media ka treguar se ka marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve në nivel vendi.

“Duke u mbështetur në këto gjetje, KQZ mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT