-3.8 C
Mitrovice
E diel, 11 Janar, 2026
spot_img

Popullariteti i liderëve te elektorati i partive të tyre: Hamza e Haradinaj marrin mbi 84% të votave të mbështetësve, Kurti i treti

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit kanë nxjerr në mënyrë të saktë edhe popullaritetin e liderëve partiak në mesin e elektoratit të partive të tyre.

Kryetaret e partive, të cilët kanë qenë edhe kandidatë për kryeministra nga subjektet e tyre politike janë pëlqyer në mënyra të ndryshme nga elektorati partiak.

Në këtë aspekt më se miri qëndron lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga 52 mijë vota sa ka marrë AAK në këto zgjedhke, Haradinaj ka marrë 44 mijë vota. Shprehur në përqindje, i bije se Haradinaj ka marrë 84.62 për qind të votave.

I dyti renditet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Nga 192 mijë vota sa ka marrë PDK-ja në këto zgjedhje, Hamza është votuar nga 162 votues të PDK-së.

Kjo i bije se i pari i PDK-së ka marrë 84.38 për qind të votave partiake.

Në vendin e tretë, renditet lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ndonëse kryetari i VV-së, shihet si figurë e pakontestuar në partinë e tij, zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë treguar se pelqyeshmerinë te elektorati i partisë e ka më të ulët se Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Bedri Hamza i PDK-së.

Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së, Kurti ka marrë 404 mijë vota nga 487 mijë sa ka marrë VV-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëndron më së keqi në këtë aspekt. Nga 126 mijë vota sa ka marrë LDK-ja, Abdixhiku ka marrë 88 mijë vota. Shprehur në përqindje, i bije se Abdixhiku ka marrë vetëm 69.84 për qind të votave partiake.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit kjo rendite ishte pak më ndryshe.

Në ato zgjedhje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, qëndronte në vendin e parë.

Ndonëse Hamza aso kohe nuk ishte kryetar i partisë, ai kishte arritur të ishte kandidati për kryeministër më i pëlqyer brenda elektoratit të subjekteve të tyre politike.

Nga196 mijë 474 vota sa kishte marrë PDK-ja, Bedri Hamza ishte votuar nga 173 mijë 526 qytetarë. Shprehur në përqindje i binte se ai kishte marrë 88.3 % e votave të elektoratit të PDK-së që kishte votuar më 9 shkurt.

Në vendin e dytë ishte renditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nga 171 mijë e 357 vota sa kishte marrë LDK-ja, Abdixhiku kishte marrë 146 mijë e 401 vota të njerëzve që e kanë votuar këtë parti. Shprehur në përqindje, i binte se Abdixhiku ka marrë 85.5 për qind të votave të elektoratit të LDK-së.

Në vendin e tretë qëndron lideri i VV-së, Albin Kurti.

Nga 396 mijë e 787 votave sa kishte marrë LVV-ja në ato zgjedhje, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, kishte marrë 337 mijë e 791 vota.

Shprehur në përqindje, i binte se Kurti ka marrë 85.1 për qind të elektoratit të LVV-së.

Pas Kurtit renditet kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Nga 66 mijë e 256 vota sa kishte marrë koalicioni AAK-Nisma më 9 shkurt, lideri i AAK-së ishte votuar nga 44 mijë e 996 qytetarë. Llogaritur në përqindje, i binte se Haradinja kishte marrë vetëm 67.9 për qind të elektoratit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT