Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot kanë pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS.
“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, ka shkruar Maqedonci.






