4.2 C
Mitrovice
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
spot_img

Hajdari s’u paraqit në seancë, Çitaku: Sabotim i qëllimshëm i shtetit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk u paraqit sot në seancën lidhur me rastin për rezervat shtetërore.

“Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin”, thotë mes tjerash Çitaku.

Postimi i plotë:

Pra, sot Rozeta refuzoi të paraqitet në Gjykatë, si e akuzuar për aferën korruptive me rezervat shtetërore.

Albini, në anën tjetër, refuzon të paraqitet në prokurori.

Në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër–Lepenc.

A po e kuptoni paradoksin?

Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit.

Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin.
E njëjta Prokurori është në të dyja rastet.

E çka tash?

A është kjo ftesë publike për secilin që të mos t’i përgjigjet Prokurorisë?
Kjo është thirrje për anarki.

Për kaos.
Për vetgjyqësi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT