Magbule Jaha, e cila kishte kandiduar për anëtare të Kuvendit Komunal të Kaçanikut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është shpallur kandidate fituese në konkursin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për pozitën Zyrtare për Recepsion në rajonin e Ferizajt.
Sipas dokumentit të publikuar nga ATK-ja, Jaha ka marrë gjithsej 96.2 pikë në procesin e vlerësimit. Në testin me shkrim ka siguruar 50 pikë, ndërsa në intervistën me gojë po ashtu 46.2 pikë.
Vetëvendosje në opozitë është shquar për dekaratat kritike për nepotizmin dhe politizimin institucioneve publike.
Por në pushtet, numri i familjarëve, militantëve dhe figurave të Vetëvendosje nëpër institucione publike, administratë e misione diplomatike është çdo ditë në rritje.



