4.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
spot_img

Befason Gërvalla: Në fillim i kishim numrat për formimin e Qeverisë

Donika Gërvalla, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, thotë se i kishin numrat për formimin e Qeverisë, por më pas ‘u punua që të mos i kishin numrat’.

“Qartë i kemi pasur që në fillim, që në fillim”, thotë ajo në një intervistë për tëvë1.

Ajo thotë se ‘kryetarët e partive të tjera politike, disiplinuan deputetë të caktuar’.

Gjithçka degradoi, gjithçka e humbi kuptimin e vetë, që atëherë nuk i patëm numrat, aty është punuar me muaj e muaj që të vimë në atë pikë që të mos i kemi numrat, të cilët qartë i kemi pasur që në fillim, që në fillim (i kemi pasë numrat).

Pyesni ju subjektet politike se kë është dashur ta disiplinojnë ata, duke mos ofruar mundësinë e votimit të fshehtë, të cilët kanë qenë më të ndërgjegjshëm që të mos e dërgonim vendin në zgjedhjet e reja.

Kryetarët e partive tjera politike e kanë luftuar cdo tendencë të votës së fshehtë, sepse ne ekemi pasur votën gjithmonë”, tha ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT