7.6 C
Mitrovice
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
spot_img

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit: VV-ja ka dështuar në këtë legjislaturë, e ka dëmtuar imazhin e Kosovës

Mbrëmë është mbyllur zyrtarisht afati për dorëzimin e listave zgjedhore për deputetë, dhe partitë politike kanë bërë publike emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. Pas publikimit të listave, vëmendja është përqendruar te përbërja e tyre dhe figurat që udhëheqin secilën garë.

Në top 10-shen e parë të Lëvizjes Vetëvendosjes janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwartz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti Selimi.

Në lidhje me listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Front Online ka kontaktuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humollin për të marrë qëndrimin e tij.

Humolli, për përbërjen e listës, tha se VV ka bërë një listë ashtu siç ka vlerësuar vetë se është më e përshtatshme për elektoratin e saj.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka atë bagazh të njerëzve, atë strukturë të njerëzve dhe e ka bërë listën që ja ka marrë mendja që është më e mira për elektoratin e vet”, tha ai.

Kur u pyet se si mendon se do të performojë Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje, ish-deputeti u shpreh kritik ndaj qasjes së partisë në qeverisje. Ai tha se partia i ka bombarduar qytetarët me gabimet e qeverive para 6–7 viteve.

“Lëvizja deri tani nuk ka ofruar as program, kurrë një herë nuk ka mund me ndërtu një politikë krijuese për me i ofru qytetarëve, qytetarët ende është duke i bombarduar me gabimet e qeverive para 6-7 viteve, ”, tha Humolli.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli tha se rezultati i vetëm i VV-së deri tani ka qenë fakti që i ka çuar në opozitë qeveritë e kaluara.

“Nuk është në gjendje që me i ofru një zgjedhje reale që ka bërë për 5 vite ose gati 6 vite sa ka qenë Albini në qeveri, pa asnjë rezultat deri tash me përjashtim rezultateve që i ka qu në opozitë qeveritë e kaluara”, tha ai.

Ai vlerësoi se VV-ja ka dështuar këtë legjislaturë dhe ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të vetë partisë. Sipas tij, ajo ka humbur kartën e perspektivës, e cila ishte shpresa dhe pritshmëria kryesore e qytetarëve.

“Jam i bindur që VV-ja ka dështuar këtë legjislaturë dhe ka dëmtuar imazhin e Kosovës, ka dëmtuar imazhin e VV-së e ka dëmtuar çdo gjë që është interes e ka djeg kartën e perspektivës çka është ma më rendësi, pasi që qytetarët tonë kanë pasur besim te VV-ja që ka me ofru një kartë perspektive, e kartën e perspektives e ka djeg tani ka ra në rrafshin e njëjtë politik me partitë tjera politike”, shtoi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT