7.6 C
Mitrovice
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
spot_img

Bajrami për rrugët dhe projektet e tjera të zvarritura: me qeverisjen e LDK-së kjo praktikë e keqqeverisjes do të marrë fund

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se në ditën e parë të qeverisjes së tyre, do t’i bëjnë publike “të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë”.

Ajo shkroi në një postim në Facebook se “çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat”.

“Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve. Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi. Projektet publike janë para të qytetarëve dhe duhet të përfundojnë me kohë, me cilësi dhe me standard!”, shkroi Bajrami.

Lidhur me disa projekte të papërfunduara nga qeverisja aktuale, Bajrami tha se zvarritjet do të marrin fund me LDK-në në qeveri.

“Sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë, qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike – projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi. Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund! Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave!”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT