6.6 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
spot_img

Ilir Shaqiri mbush 65 vite, djali i tij e uron: Nuk ka pensionim për artistin

Këngëtari i famshëm dhe i dashur për publikun, Ilir Shaqiri, sot feston ditëlindjen e 65-të, shkruan Mitrovica SOT

Me këtë rast, djali i tij, Korabi, i dedikoi një urim të përzemërt.

“Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, shkroi ndër tjerash në urimin e tij.

Postimi:

Të uroj nga larg, babë

Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.
Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje.

Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare.

Faleminderit për çdo këshillë, çdo fjalë, çdo shembull që më ke dhënë.

Faleminderit për forcën, për dashurinë, për rrugën që e ecim bashkë, edhe kur kilometrat na ndajnë.
Sot, në këtë ditë të madhe të jetës tënde, të uroj shëndet, qetësi, gëzim e dritë në çdo hap!
Uroj që kënga jote të vazhdojë të frymojë gjatë, dhe do të frymoj siç ka frymuar gjithmonë, e @zemra jote të mbetet po aq e madhe sa gjithnjë.

Gëzuar 65-vjetorin, babë!

Me gjithë shpirtin tim, të uroj nga larg, babë.

Ilir Shaqiri

TË FUNDIT

TË FUNDIT