-1.3 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
spot_img

Aksidenti në Mitrovicë–Zubin Potok, vdes një 53-vjeçare

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin që kalon përmes fshatit Koshtovë.

Si pasojë e aksidentit, një 53-vjeçare ka humbur jetën, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin në fshatin Koshtovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, drejtuesja e njërës prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës,” konfirmoi ai.

“Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT