Opinionisti Ermal Sadiku ka reaguar ashpër në emisionin Kosova Live në T7, duke kritikuar trajtimin që shteti u bën pensionistëve në Kosovë.
Ai e ka cilësuar këtë kategori si “grupin më të poshtëruar nga shteti”, duke theksuar se është e turpshme që një i moshuar në Kosovë duhet të mbijetojë me një pension prej vetëm 120 eurosh.
“Mu më vjen marre me jetu këtu, në një vend ku njerëzit që kanë punu gjithë jetën, sot jetojnë me 120 euro në muaj,” — tha Sadiku në debat, duke kërkuar ndryshim urgjent të politikave sociale për këtë kategori.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: