1.03 miliard euro i ka paguar Kosova për energjinë elektrike që nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026.
Të gjitha këto para janë dhënë për të importuar energji elektrike.
Viti 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme të importit. Në këtë vit, sipas të dhënave që ka publikuar Atlas Institute, Kosova ka importuar 1.965 gigavat-orë (GWh) energji elektrike.
Kjo shumë është 42 për qind më e madhe se në vitin 2024.
Prodhimi vendor ishte 5.928, që nënkupton 12.6 për qind më i ulët krahasuar me një vit më parë, pra me vitin 2024.
Çdo 100 kilovat-orë (GWh) energji elektrike, sipas Atlas Institute, vijë nga importi.
Importi i planifikuar për vitin 2026, sipas Atlas Institute, paraqitet 2.158 GWh. Deri në shtator, pagesat për energjinë e importuar kanë arritur deri në 182 milionë euro.




