8.9 C
Mitrovice
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img

‘Dinari po qarkullon jo veç në veri, por edhe në pjesë tjera të Kosovës’

Vullnet Bugaqku nga KDI, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ndonëse çështja e dinarit është përdorur politikisht, në praktikë dinari vazhdon të qarkullojë pa pengesa në Kosovë, përfshirë edhe komunat jashtë veriut.

Ai madje e tregoi një përvojë personale që i ka ndodhur para një jave në Kamenicë.

“Dinari nuk është hequr, është duke u përdorur jo vetëm në veri, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës, si në Graçanicë. Madje, para një jave, unë dhe një koleg paguam me euro në një dyqan në Kamenicë dhe na u kthyen paratë në dinar”, tha ai.

“Dinari është duke qarkulluar nuk ka ndonjë pengesë. Politikisht është shfrytëzuar si temë, por në praktikë nuk ka asnjë mjet të dinarit që nuk qarkullon në Republikën e Kosovës,” theksoi Bugaqku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT