8 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img

‘Ky është shansi i fundit, jemi në fund …’, kërkohet ndihmë për Blertën

Blerta, një nga vajzat më të njohura të TikTok-ut që ka prekur zemrat e qindra mijëra ndjekësve me historinë e saj të vuajtjes dhe forcës, ka folur sërish pas një periudhe të gjatë heshtjeje.

E diagnostikuar me Craniocervical Instability – një sëmundje e rrallë dhe jashtëzakonisht e dhimbshme që prek lidhjen mes kafkës dhe shtyllës kurrizore, duke ndikuar në frymëmarrje, qarkullim, shikim dhe lëvizje – Blerta prej vitesh po përballet me dhimbje, komplikime dhe ndërhyrje të panumërta kirurgjikale.

Në një postim prekës në Instagram, partneri i saj Blero ndau me publikun se muajt e fundit kanë qenë më të vështirët e jetës së tyre:

“Tre operacione të tjera janë bërë që nga qershori. Blerta ndodhet aktualisht në një klinikë në Spanjë, pas një operacioni të madh disa ditë më parë. Ky është përpjekja jonë e fundit për ta shpëtuar çfarë mund të shpëtohet. Një herë të fundit, për të pasur shpresë.”

Ai rrëfen se pas vitesh plot dhimbje, keqtrajtime mjekësore dhe zhgënjime, kanë udhëtuar deri në Barcelonë për t’u trajtuar nga një mjek që pranoi të rishikonte gabimet e operacioneve të mëparshme. “Jemi fizikisht, shpirtërisht dhe financiarisht në fund… por ju na njihni, ne nuk dorëzohemi,” shkruan ai.

Blerta, që aktualisht po rikuperohet nga ndërhyrja e fundit, vijon të vuajë nga dhimbje të forta dhe simptoma serioze, por partneri i saj thotë se çdo ditë është një betejë e re për jetën.

“Ky ishte shansi i fundit i Blertës, dhe ajo lufton çdo ditë me shpresën për pak përmirësim apo të paktën pak qetësi pas gjithë kësaj vuajtjeje.”

Në fund të mesazhit, çifti bën një thirrje të ndjerë: “Ju lutem, lutuni për Blertën edhe një herë të fundit. Dërgojini gjithë fuqinë dhe lutjet tuaja për të.”

Historia e Blertës është kthyer në simbol të forcës dhe dashurisë së pastër, ndërsa komuniteti online vijon t’i qëndrojë pranë me fjalë mbështetjeje e shpresë që ajo ta fitojë betejën e jetës së saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT