8.6 C
Mitrovice
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img

Lulzim Hetemi i VV-së i fundit, deri më tani ka vetëm 34 vota

Me 32 për qind të votave të numëruara, Lulzim Hetemi, kandidati VV-së për Kryetar të Leposaviqit, i cili që nga prilli i 2023-së kishte qenë Kryetar i kësaj komune, ka marrë vetëm 1 për qind në zgjedhjet e së dielës apo 34 vota. Aktualisht është kandidati me më së paku vota.

Në vend të parë është Zoran Todiç i Listës Serbe me 70.35 për qind, i dyti Vladimir Radosavljeviç i Demokracisë serbe me 11.45 për qind. E treta deri më tani është Vesena Pantoviç e Partisë Për liri, drejtësi dhe mbijetesë me 6.76 për qind. I katërti Ivan Vuçkoviç 6,11 për qind. I pesti Nenad Radosavljeviç me 2.63 për qind.

Tek në vend të gjashtë radhitet një parti shqiptare – kandidati i PDK-së, Shaqir Hetimi, i cili ka deri më tani 1.71 për qind të votave.

Hetemi ishte zgjedhur Kryetar i Leposaviqit në zgjedhjet e 23 prillit 2023, pasi që ato ishin bojkotuar nga Lista Serbe.

Në atë kohë, në Veri të Kosovës, posaçërisht në Leposaviq ishte krijuar një situatë e tensionuar. Hetemi ishte vendosur në zyrën e tij me asistencë të Policisë së Kosovës, nën kundërshtimet e ashpra të serbëve lokalë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT