16.4 C
Mitrovice
E enjte, 23 Tetor, 2025
spot_img

Albin Kurti kërkon hetim nga Policia e Prokuroria: Exit Pollet në Mitrovicë nuk ishin huqje, por cenim i zgjedhjeve të lira

Albin Kurti ka kërkuar hetim për Exit Pollet e Mitrovicës.

Ai tha se ishte cenim i votës së lirë.

“Ajo që ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë për huqje, por për inxhiniering të paramenduar, ndërhyrje flagrante në proces. Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16% dallim nga më shumë se një organizatë, për të njëjtën komunë, postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendovtimet, nuk janë thjeshtë huqje, është cenim i demokracisë, zgjedhjeve të lira, integritetit e sigurisë. I ftoj organet e sigurisë e drejtësisë të merren me këtë çështje”, tha Kurti në konferencën e sotme për media.

TË FUNDIT

TË FUNDIT