27.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje në Biza të Shqipërisë për gjuajtje taktike me mortajë.

Stërvitja po zhvillohet në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me Organizatën për Menaxhimin e Trajnimeve dhe Asistencës së Sigurisë së Ushtrisë së SHBA-së (SATMO), thuhet nga FSK.

“Në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me SATMO, si dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po realizohet aktiviteti i gjuajtjes taktike me mortaja në stërvitjen që po zhvillohet në Biza, të Republikës së Shqipërisë. Ky aktivitet synon rritjen e gatishmërisë operative, forcimin e bashkëpunimit rajonal mes forcave tona dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka njoftuar FSK.

Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktike.

“Trajnimi është fokusuar në tri detyra kryesore: Trajnimi me mortaja (Mortar training), Kursi për udhëheqës të këmbësorisë dhe Mortajave (Infantry mortar leader course), Vëzhgues i përparmë (Forëard observer) ku janë stërvitur në: Përdorimin e sigurt të mortajave, shënjestrimi, gjuajtja, stërvitje e procedurave të koordinimit dhe komunikimit midis elementeve të zjarrit dhe njësive taktike, shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira me trajnerët dhe këshilltarët e partnerëve ndërkombëtarë etj. Ky bashkëpunim forcon kapacitetet profesionale të FSK-së dhe kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin rajonal përmes trajnimit të sinkronizuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët tanë”, thuhet nga FSK-ja.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT