spot_img
spot_img

Akti barbat ndaj Arlindës: Rekomandohet suspendimi i kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, do të iniciojë procedurën disiplinore, si dhe do të rekomandojë suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Burime të Sinjalit kanë bërë me dije se rekomandimi i kryeprokurorit Gashi do të bëhet në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën ai e ka thirrur për orën 13:00.

Këto rekomandime do të bëhen për shkak të gjetjeve që ka konstatuar ZKSh lidhur me veprimet dhe mosveprimet që dyshohet se pamundësuan parandalimin e vrasjes së Arlinda Zekaj.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Mbledhja pritet të mbahet sot, më 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 13:00.

Kjo mbledhje vjen pas reagimeve të shumta publike dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, pavarësisht se më herët kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.

TË FUNDIT

TË FUNDIT