21.6 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Duncan: S’ka pasur hierarki nga lart-poshtë në UÇK

Dëshmitari John Duncan ka treguar në Hagë se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk kishte hierarki dhe strukturë të komandimit nga lart-poshtë.

Kjo deklaratë e Duncan erdhi pasi u pyet nga gjyqtari Fergal Gaynor se një lëvizje me 20 deri në 30 mijë ushtarë të demilitarizohen nga një marrëveshje e nënshkruar nga Hashim Thaçi, a nuk rezulton se ai ka ushtruar efektivisht kontroll dhe komandë mbi ata, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Jo sepse bëhej fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk është se kishin hierarki nga lart-poshtë. Këtë jam përpjekur t’ua shpjegoj gjatë gjithë kohës, mbase nuk jam shpjeguar mirë. Megjithatë, të gjithë aktorët në proces, kishin interes jo se ai kishte kontrollë dhe komandë, por se të gjitha palët ishin të interesuara që marrëveshja të ndodhte. Kjo nuk ka të bëjë fare me komandën dhe kontrollin. Është një çështje diplomatike se si të gjitha palët pajtohen për objektivin. Për aq sa kohë që të gjithë pajtohen me zbatimin, nuk është fare e rëndësishme dhe nuk mendoj se çështja e komandës dhe kontrollit është përgjigja se si ka funksionuar se pse u realizua kjo marrëveshje. Nuk e mendoj këtë gjë”, tha dëshmitari.

Me kaq përfunduan pyetjet nga gjyqtari Fergal Gaynor ndërsa seanca kaloi në pushim për 10 minuta.

Përpara pushimit, Prokuroria njoftoi se nuk ka pyetje shtesë, ndërsa disa nga mbrojtjet thanë se iu duhen disa minuta.

Pyetje për dëshmitarin kishte edhe avokati i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis.

Seanca e radhës mbahet të hënën. Gjatë javës së ardhmshme pritet të dëgjohen dy dëshmitarë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT