Po zhvillohet debati i dytë për zgjedhjet lokale në Mitrovicë në televizionin Kanal 10.
Në debat u prek edhe problemi i disa pronave për të cilat kandidati Faton Peci është zotuar se do të ofrojë zgjidhje. Bëhet fjalë për kthimin në pronësi të tokave prej 725 hektarësh në katër zona kadastrale në Mitrovicë: Kçiq i Madh, Frashër, Vinarc, Koshtovë.
Arian Tahiri, kandidati për kryetar nga PDK, u kundërpërgjigj se se kjo është çështje e Agjencisë Kadastrale dhe nuk është fare kompetencë e komunës së Mitrovicës, duke shtuar se sa ishte ministër rivali i tij mund ta zgjidhte por s’e bëri./MitrovicaSOT