22.1 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rubin: Më duket absurde ta quash Zyre e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së një çadër me dy karrige

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij mohoi të ketë parë apo të ketë qenë në dijeni për ndonjë Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai tha se s’mund të quhej ashtu një vend me një çadër dhe dy karrige dhe se sipas tij ky term është në lajthitje.

Rubin: “Kur përmend Shtabin e Përgjithshëm, nuk është i njëjti vend ku kam qenë. Unë nuk do ta quaja atë mbledhje e Shtabit të Përgjithshëm një vend me një çadër dhe dy karrige ta përshkruash si zyrë të SH.P më duket absurde”, tha Rubin.

Prokuroria: Dy ditë më vonë Demaçi dha dorëheqjen, është e saktë?

Rubin: Nuk e di por kuptova që ishte figurë ideologjike, se nuk kisha dijeni për rolin e tij. Isha në dijeni se z.Thaçi kishte nevojë të konsultohej me të. Ishte figurë e rëndësishme por s’e di rolin e saktë të tij.

Prokuroria: Z. Thaçi mesa kuptoj ishte i vetmi person që të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pasi i ishte dhënë miratimi nga Shtabi i Përgjithsëm, pasi kishte marrë pëlqimin ishte në gjendje ta nënshkruante?

Rubin: “Mesa kam kuptuar unë kjo është e pasaktë, ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë se ai i raportonte ndonjë Shtabi të Përgjithshëm. Nuk e ka përshkruar asnjëherë veten sikur i raportonte. Ajo që dija ishte që ai duhej të konsultohej me udhëheqësit ushtarakë e udhëheqësit politikë dhe jo me Shtabin e Përgjithshëm, dhe mendoj se fjala Shtab i Përgjithshëm mendoj se është në lajthitje”.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT