James Rubin po vazhdon dëshminë në Hagë.
Ai ka thënë se në fillim, UÇK-në e shihnin si terroriste.
“Periudha 1996-97-98, personi që ishte ambasadori Gelbard ishte përgjegjës. U takua me njerëz të UÇK-së, në kohën kur ne i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste. Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjuve gjithmonë, ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi sidomos pasi UÇK-së u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë”, tha Rubin në Hagë, raporton Nacionale.