Gazetari Valon Syla ka shpërndarë një fotografi ku shihen bashkë ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, teksa ka shkruar “O ku jemi kon e ku kemi ra…”.
Duke iu referuar dëshmisë që dha sot Rubin në Hagë me ftesë të ekipit mbrojtës të Thaçit, Syla ka thënë se “vijnë amerikanët në mbrojtje të Thaçit, teksa “Qeverisë të sotshme të Albin Kurtit, as nuk i folin mo”.
“Ndërprejnë bashkëpunim me Qeverinë e tij, që as flamurat e shteteve si njohin se le mo, njerzit e Shtetit më të fortë e më mik tê Kosovës. Ju jeni të çmendur nga inati, edhe shpresoj se e kuptoni që Hashim Thaçi s’ka shitë farmerka qysh kanë qef me fol qifat e Vjosës e Pecit, por ka ndjellë miqësi me ma tê fortit e asaj kohe për ne, për Kosovên… E këta të Kurtit nuk lanë urë pa e prishë, e nuk lanê vlerë pa e flliq. Nuk lan mik pa na u kthy kundër e armik.. Por se kanë gjatê.”, ka shkruar Syla.