19.3 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralajmëroi dy ditë më herët

Deputeti Nenad Rashiq ka thënë se vendimi i djeshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, është paralajmërimi më i qartë i Amerikës deri më tani.

Tutje, Rashiq tha se e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Annu Prattipati e paralajmëroi se kjo do të ndodhë, gjatë një takimi dy ditë më parë.

“Zonja Annu Prattipati, të cilën e pashë dy netë më parë në një pritje, në një farë mënyre njoftoi se kjo mund të ndodhte dhe se këto gjëra, veçanërisht brenda institucioneve, veçanërisht në aspektin e kritikave ndaj Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese konsiderohet si një nga institucionet më kompetente që deri më tani ka zgjidhur kryesisht raste të bllokimeve të tilla si ato që kemi tani. Ndoshta, jam i sigurt se kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne do ta respektojmë atë vendim në maksimum”, ka thënë Rashiq për Rtv Kim.

Rashiq thotë se vendimi i SHBA-së nuk ka të bëjë fare me qëndrimin e qeverisë aktuale ndaj serbëve në Kosovë. “Sinqerisht, nuk mendoj kështu, në këtë rast kjo nuk ishte arsyeja për paralajmërimin që përmenda më parë”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT