25.4 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, VV po i rrënon themelet e shtetësisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për ndërprerjen e dialogut strategjik nga ShBA-të me Kosovën.

Rama në një postim në Facebook ka thënë se kjo ështe zhvillim tejet shqetësues, duke theksuar se Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të dëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT