22.5 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Abdixhiku: VV’ja e do LDK’në, LDK s’do bashkëpunim me VV’në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ishte goxha kritik sa i përket qasjes së LVV-së.

Përballë panelistëve, aty u diskutua për shumë tema të aktualitetit politik, në mesin e tyre edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së dhe VV-së.

Abdixhiku ishte goxha kritik sa i përket qasjes së LVV-së.

Ai tha se LDK-ja nuk do bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.

“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”.

“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët, që respekton sistemin demokratik e fjalën e lirë e që është gjithçka e kundërta çfarë që sot Lëvizja Vetëvendosje përfaqëson”, theksoi Abdixhiku në Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT