Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, z. Gilad Shadmon, i shoqëruar nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv, vizituan Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë.
“Në kuadër të vizitës u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për edukimin mbi ndryshimet klimatike, mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Izraelit. Ky memorandum synon ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.