24.5 C
Mitrovice
E hënë, 8 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hamza: Ura që ndërtuam, me gjatësinë dhe gjerësinë më të madhe, na kushtoi 212 mijë euro, ndërsa kjo tani dhjetëfish më shumë

Bedri Hamza, kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka dhënë një intervistë në lidhje me zhvillimet në këtë komunë.

Natyrisht, në intervistën për Klan Kosova, Hamza foli edhe për urën e re mbi lumin Ibër, që u përurua në muajin gusht.

Hamza ka pasur një dilemë edhe rreth sigurisë së urës, duke supozuar se kjo urë do të mund të shërbejë në të ardhmen si shkaktar i vërshimeve në Mitrovicë.

“Unë i kam vetëm dy shqetësime sa i përket asaj ure. E para, do të thotë ne kemi bë një urë lartë atje në fillim të liqenit, që e ka edhe gjerësinë, edhe gjatësinë më të madhe në një procedurë të prokurimit, që ka kushtu 212 mijë euro. Një urë e përmasave të ngjajshme me kushtue sa dhjetë fishi i saj është temë pak interesante. Edhe tjetra. Nuk jam ekspert i ndërtimeve të ura, por kam dilemat e mia në konsultim me njerëzit e fushës, të ardhmen, uroj që jo, mundet me paraqit rrezik që me u shndërru në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë. Uroj që kurrë të mos ndodh” – tha Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT