16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Studiuesi i njohur i Islamit Tariq Ramadan dënohet për përdhunim

Autoriteti më i lartë gjyqësor në Zvicër njoftoi këtë të enjte, më 28 gusht, se Tariq Ramadan është dënuar përfundimisht me tre vjet burg, prej të cilëve një vit burgim të pa kushtëzuar për përdhunim. Megjithatë, avokatët e studiuesit të Islamit njoftuan se ai do ta apelojë vendimin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Gazeta “L’Orient Le Jour” shkruan se Gjykata Federale Zvicerane bëri të ditur se ka refuzuar ankesën e Ramadan-it kundër dënimit të tij “për përdhunim dhe detyrim seksual, të dhënë nga Gjykata e Drejtësisë së Gjenevës” vitin e kaluar, për ngjarje që datojnë 17 vjet më parë.

Ky është dënimi i tij i parë për përdhunim.

Tariq Ramadan, 63 vjeç, pritet të gjykohet në marsin e ardhshëm në Francë për përdhunime ndaj tre grave, ngjarje të ndodhura gjatë periudhës 2009-2016, një çështje emblemë e epokës së fushatës “#MeToo”. Ai mohon akuzat.

Në Zvicër, drejtësia në Gjenevë e kishte liruar atë në shkallën e parë, para se ta dënonte në apel në vitin 2024. Dënimi u konfirmua nga Gjykata Federale.

“Mbrojtja merr në konsideratë vendimin e Gjykatës Federale dhe e kundërshton atë. Kjo e vërtetë gjyqësore nuk e cenon aspak të vërtetën që mban zoti Ramadan, edhe nëse nuk e përforcon atë.”, thanë avokatët e tij, Me Yaël Hayat dhe Me Guerric Canonica, në një komunikatë për AFP-në.

“Fjalën e fundit tani do ta ketë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shtuan ata.

“Fundi i një beteje të gjatë gjyqësore”

Gjatë procesit, Tariq Ramadan, një figurë karizmatike dhe e kundërshtuar e islamit evropian, mohoi çdo akt seksual dhe kërkoi lirimin.

Avokatët e paditëses, Veronique Fontana, François Zimeray dhe Robert Assaël, thanë se vendimi i Gjykatës Federale shënon “fundin e një prove të gjatë dhe të një beteje të gjatë gjyqësore për klienten tonë dhe për avokatët e saj.”

“Ajo e ka luftuar këtë betejë në heshtje dhe pa urrejtje, me dinjitet të jashtëzakonshëm”, theksuan ata në një mesazh për AFP-në.

Ngjarjet datojnë në vitin 2008.

Paditësja, e konvertuar në islam dhe e njohur me emrin “Brigitte” për të mbrojtur veten nga kërcënimet, kishte bërë kallëzimin dhjetë vjet pas ngjarjeve, e nxitur nga paditë e grave në Francë kundër studiuesit të islamit në vitin 2017.

Gjatë dy proceseve në Gjenevë, ajo rrëfeu sesi Ramadan-i e kishte detyruar në akte seksuale brutale, shoqëruar me goditje dhe fyerje në dhomën e hotelit në Gjenevë ku ai qëndronte, në natën e 28 tetorit të vitit 2008.

Të dy palët thanë se kishin kaluar natën bashkë. Por Ramadan pretendoi se ishte lejuar vetëm të putheshin, para se të ndalonte marrëdhënien dhe akuzoi paditësen për hakmarrje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT