Para disa apartamenteve në pjesën veriore të Mitrovicës, këtë mëngjes u shfaqën fletëpalosje me mesazhin “REZISTENCË!”, raporton Alternativna.
Ky është një nga mesazhet, në anën tjetër të fletëpalosjes, shkruhet teksti: “POPULL, ËSHTË KOHA! Mjaft me interesat e të tjerëve.
“Kur njerëzit tanë llogariten vetëm si punë e lirë, kur të drejtat dhe dinjiteti ynë shkelen, është detyra e secilit prej nesh të tregojmë përkatësi ndaj asaj në të cilën besojmë: FLAMURIN E LIRISË SONË, KRENARISË SONË, IDENTITETIT TONË! Në dritare dhe në shtëpi, le të varë secili një flamur në shtëpinë e tij. Le të japim zë, të dëgjohet, të shihet, të mos ndalet. Prandaj, vëllezër dhe motra, le të hedhin të gjithë votën e tyre për të gjithë ne. SERBIA NË ZEMËR, FLAMUR NË ERË!”.
Fletëpalosjet u shfaqën pas lyerjes së djeshme të grafiteve në veri të Mitrovicave dhe Zveçanit, ndër të cilat ishin “Sepse nuk ka kthim prapa nga këtu” dhe një mural me figurat e Patriarkut Pavle dhe Mitropolitit Amfilohi, kujton Alternativna. Foto: Alternative