22.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Osmani: Kosova ka arritur të zmbraps me sukses çdo tentativë të dëmshme nga Serbia – të gatshëm për BE

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach, tha se Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë është 97/ 100 për qind gati t’i bashkohet BE-së.

Derisa sa i përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së Osmani thotë se këtu vendi ynë has në më shumë telashe, pasi ka ende pesë shtet mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës.

“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.

Ajo shton se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.

Osmani foli edhe për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ajo tha se nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.

Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.

“Përtej armatosjes së Serbisë për të sulmuar fqinjët e saj, Rusia ka përdorur, siç theksuat me të drejtë, instrumente të tjera, kryesisht përmes fushatave të dezinformimit dhe propagandës. Ata, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, e kanë trefishuar shumën e parave që përdorin në Ballkanin Perëndimor për propagandë. Ata kanë të ashtuquajturin qendër humanitare ruse në Serbi, e cila është mjaft afër kufirit me Kosovën, dhe aty nuk ka asgjë humanitare, sigurisht, sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Është një qendër spiunazhi ruse. Dhe mund ta shihni, e dini, sa më shumë kohë të kalojë, Serbia merr më shumë para, më shumë armë nga Rusia, Bjellorusia, po ashtu po lidhet edhe me Iranin tani, që është një tjetër rrezik. Dhe natyrisht, me Kinën, ata janë bërë i vetmi vend në Evropë që ka sistemin e armëve kineze FK-3. Pra, e gjithë kjo tregon se, e dini, ne kemi një aktor destabilizues në rajonin tonë, dhe na duhet mbështetja e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në mënyrë që ta ndalojmë atë që të mos e ndikojë të gjithë rajonin në drejtim të gabuar”.

“Në Kosovë, ne kemi lejuar zero ndikim rus, zero ndikim kinez dhe zero ndikim iranian. Megjithatë, kur keni fqinjë që vazhdimisht, përmes atij ndikimi të dëmshëm, përpiqen të destabilizojnë Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe të tjerët, kjo sigurisht krijon një sfidë, siç theksuat. Por, dua të them, kjo nuk do të thotë që Kosova nuk është një vend i sigurt, përkundrazi, e kemi arritur të zmbrapsim me sukses çdo tentativë nga Serbia deri më tani, po ashtu me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s që janë në Kosovë, përfshirë ushtarët e shkëlqyer polakë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve tanë. Por në të njëjtën kohë, ata e kanë bërë gjithë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe më të mbrojtur”, tha mes tjerash Osmani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT