27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu: S’e propozuam rastësisht Gërvallën, është gruaja e dytë më e votuar – po del se problemi s’paska qenë emri im

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu pasi nuk mori votat e mjaftueshme për këtë post, tha se propozimi për Donika Gërvalla u bë pasi ajo është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Haxhiut, Gërvalla është person i rëndësishëm dhe se si VV kanë menduar se ky propozim do të kalojë.

Haxhiu shton se opozita nuk ndryshoi qëndrim dhe se sipas saj do të ndëshkohen në zgjedhjet e jashtëzakonshme kurdo që të ndodhin ato.

“Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Sipas deputetes së VV-së, me sot u konfirmua se problem s’ka qenë emri i saj, por vetë VV-ja.

“Besoj që sot jeni bindur që nuk ka qenë problem emri im. Problemi është me VV-në, pra opozita bashkë me Listën Serbe, sepse sot edhe një herë u dëshmua që PDK, LDK, AAK, Lista Serbe janë bashkë. Pra ata në vazhdimësi kanë qenë bashkë dhe sot u dëshmua që janë bashkë”, shtoi Haxhiu./Reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT