Edhe pse është ekonomist, ministri Hekuran Murati në muajt e fundit është bërë një nga komentuesit më të zëshëm të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave – me kritikat më të shumta të drejtuara ndaj LDK-së, por edhe ndaj partive të tjera.
Pas shpalljes së aktgjykimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese, Murati këtë herë ka drejtuar “shigjetën” kah PDK-ja, duke lënë të kuptohet se vendimi i gjykatës mund të jetë shkruar në zyrat e kësaj partie.
Ironikisht, vetë Murati vazhdon të mos e zbatojë një vendim të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se përvoja e punës duhet të kompensohet me 0.5 përqind dhe jo 0.25 përqind, siç vepron aktualisht Ministria që ai drejton.