Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr duke hedhur një cigare të ndezur në zonën e Tunelit të Parë, shkruan Insajderi.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 16 gusht 2025, rreth orës 12:00, në Mitrovicën e Jugut. I dyshuari, një mashkull kosovar, është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.