18.1 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku alarmon për pasojat e shkyçjes së bizneseve: Rrezikohet papunësi masive në Kosovë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shkyçje masive pas përfundimit të afatit për biznesët që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

Postimi i saj:

1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike. Mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre.

Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE.

Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolejrojë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT