20 C
Mitrovice
E enjte, 14 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Dashuria e zjarrtë e Qetit për Torcidën e Trepçës e të Hajdukut

Sa kohë ishte në Kroaci, u bë një fans fanatik i skuadrës së Hajdukut të Splitit.

Shefqet Begu nga Mitrovica, u mishërua aq shumë me tifozët zyrtarë të gjigantit kroat, sa që emrin Torcida vendosi ta jetësojë edhe në qytetin e tij në Kosovë, duke e pagëzuar tifozërinë mitrovicase me të njëjtat shkronja.

“Qeti” siç e njohin të gjithë, është themelues i Torcidës, fan-grup i cili i qëndron pranë gjithmonë klubeve sportive të Trepçës.

Në çdo ndeshje, si futboll, basketboll apo edhe në sporte tjera, “Qeti” është aty duke mbështetur skuadrat e qytetit buzë Ibrit.

Jo vetëm ai, por e tërë familja Begu janë të mishëruar me Trepçën, raporton Klankosova.tv

Por përtej kësaj, ai dashurinë për ekipin kroat nuk e ka shtjerrur asnjëherë, duke postuar shpesh fotografi me fanella e simbole të Hajdukut.

Madje ai sot gjendet në kryeqytetin e Shqipërisë, për ta përkrahur skuadrën e tij të zemrës nga Kroacia, e cila në kuadër të raundit të tretë eliminator në Conference League, përballlet me Dinamon e Tiranës.

Pavarësisht që “Qeti” është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, kur vjen puna për gara në nivel klubesh, ai nuk i ndryshon asnjëherë ato.

Shefqet Begu – Qeti mbetet sinonim i mbështetësit besnik sportiv, duke u bërë model i çdo mitrovicasi se si dashurohet klubi i zemrës.

Djali i tij i vogël, Asdreni, ishte bërë viral në ndeshjen e tretë finale të Superligës basketbollistike në vitin 2022, kur Trepça fitoi ndaj Yllit në Suharekë.

Kënga për Trepçën dhe lotët e tij, pushtuan mediat jo vetëm në Kosovë./Klankosova.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT