Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka dhënë një propozim interesant për qeverinë e re, kurdo që ajo të formohet, në lidhje me vendimet e pushtetit në detyrë të Albin Kurtit, si dhe me tenderët e dhënë.
Ajo ka vlerësuar se këto vendime kohët e fundit të Albin Kurtit dhe qeverisë në detyrë janë antikushtetuese.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti dhe VV-ja ka marrë mjaft para për fushatën e zgjedhjeve elektorale.
“Qeveria e re qe vjen domosdo – te shpall te pavlefshme te gjitha vendimet e kesaj qeverie ne detyre jo kushtetuese – te anulohen edhe tenderet se VV e Kurti moren mjaft para per fushaten e zgjedhjeve lokale..”, ka shkruar Tahiri.