28.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi në zgjedhje – jo koalicion me VV’në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ka në vazhdimësi kërkesa ndaj kësaj partie për të lëshuar pe, në mënyrë që të dilet nga kriza politike në të cilën është thelluar vendi.

Por, sipas Hazirit, kompromiset po i kushtojnë shumë LDK-së në zgjedhje.

“Ata që mendojnë që LDK-ja duhet me u sjellë butë, LDK-ja duhet me ba kompromise të dhimshme, LDK-ja duhet me ba veprime në emër të krejtve se tjerët nuk bëjnë, në 99% të rasteve kur flas me njerëzit në rrugë, në qytetet tjera më thonë po ju jeni kanë gjithmonë, ju keni lëshu pe, ju bëni kompropmise, na shkoj vendi keq: po mirë bre, na po lëshojmë por kur po dalim në zgjedhje ju po sjellni shuplaka mandej. Problemi është që po sjellni pa dhimtë”, tha ai.

Haziri më tej theksoi se nuk i përgjigjen pozitivisht thirrjes për shkelje të Kushtetutës, siç i është referuar ai ftesave të LVV-së për koalicion qeverisës.

“Se me të thirrë hajde shkele Kushtetutën bashkë me mu se unë po besoj kështu, hajde bënu shkelës të Kushtetutës, e pas dy ditësh të thotë a jam shkelës unë, epo je edhe ti… Me këtë narracion nuk mundemi ne”, tha më tej Haziri në Klan Kosova.

Haziri është deklaruar i prerë se nuk do të ketë asnjë koalicion me Vetëvendosjen, për shkak të përvojës që kanë nxjerrë nga bashkëpunimi, pak më shumë se 50 ditor që kishin në vitin 2020.

“Ne nuk e shohim në dioptrinë e Kurtit bashkëpunimin. Ai e sheh si akt që realizohet për qëllime të caktuara politike në momentet kur ai ka nevojë. Ne bashkëpunimin e shohim si proces në të cilin ndërtohen qëllime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta e deri te mirëbesimi për realizimin e tyre. Agjenda e republikës, kërkesat e kohës, ka shumë probleme ky vend, qoftë ndonjë reformë në arsim, shëndetësi, ekonomi ajo është diçka që na bashkon”, tha Haziri.

Për më tepër, ai tha se Kurtit i duhet bashkëpunimi me LDK-në për shkak të “thinjave”.

“Kjo nuk mundet me ndodhë vetëm kur ti ke nevoje e ki arsye me thanë prej sotit ne jemi bashkëpunëtorë. LDK-ja i duhet për shkak të thinjave, në kuptimin e përvojës, lojalitetit. Te LDK-ja e gjejnë atë përvojën e njerëzve që e merr, e din çka punon. Se ne në të gjithë bashkëpunimet me të gjithë e kemi pas, edhe në bashkëpunimet partiake edhe ato institucionale kemi qenë të tillë”, tha Haziri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT