20.9 C
Mitrovice
E martë, 15 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

FSK e konfirmon se një prej ushtarëve që shkoi për trajnim në ShBA e braktisi ushtrinë, nis procedura ligjore ndaj tij

Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se një prej ushtarëve që ka shërbyer në Kazermën e Gjilanit, e që kishte shkuar për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka braktisur ushtrinë për të qëndruar tek të afërmit e tij atje.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton që pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje nga autoritetet kompetente gjatë një trajnimi në SHBA. Gjithashtu ju njoftojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka inicuar procedurat ligjore për pjesëtarin në fjalë konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Qerimit për Reporteri.net.

Qerimi nuk është përgjigjur nëse ka pasur raste tjera të tilla.

Ky pjesëtar ishte në mesin e 152 ushtarvëve që kishin shkuar për trajnim në ShBA në maj të këtij viti, për t’u bërë pjesë e në një nga trajnimet më të të avancuara ushtarake në botë “Joint Readiness Training Center (JRTC)”.

Kur ishin nisur për këtë trajnim, ata i kishte përcjell në Aeroport Presidentja Vjosa Osmani, njëherit Komandantja Supreme e FSK’së.

“Me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC,” kishte shkruar Osmani./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT