Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci tha se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës tash e e gati 4 muaj, e ka lënë vendin pa 882 milionë euro.
Kjo referuar Planit të Rritjes së Bashimit Evropian, marrëveshje ndërkombëtare kjo që duhet të ratifikohet në Parlament para se të mund të disbursohen paratë.
“882 milione euro te bllokuara per shkak te nje Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, shkroi Kreziu.
Por, konstituimi as nuk duket në horizont. Nesër bëhen 4 muaj dhe afro 50 seanca të dështuara që nga fillimi i këtij procesi.