30.5 C
Mitrovice
E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë së Kosovës një qytetar i lagjes së “Doktorëve”, ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu, raporton KosovaPress.

“Lagjja e doktorëve, Mitrovicë Veri / 13.07.2025 – 18:15-23:20.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT