14 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Behrami: Po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ironizuar për kritikat e VV-së për Hashim Thaçin.

Ai ka vlerësuar se në këtë verë po realizohet një garë fyta-fyt ndërmjet VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se me padurim po i pret t`i shoh televizionet edhe në vitin 2030.

“Këto ditë të nxehta vere është duke u organizuar një garë fyta-fyt ndërmjet VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin. Mezi po pres me i pa emisionet e televizioneve në vitin 2030 që flasin për fabrikim të rasteve gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së! Nuk keni mbledhur mend! Gjithmonë në anën e kundërt të historisë keni qenë!”, ka shkruar Behrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT