Analisti politik, Agon Maliqi, ka folur për lëvizjet e fundit të Albin Kurtit në veri me tentimin për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, duke e cilësuar populizëm.
“Kushdo që mendon se me dy ura shtesë zgjidhet diçka përmbajtësore në veri (ku tashmë janë disa ura), e kam për juve në shitje një banesë në Prishtinë me pamje kah deti. Këtë korrik me gjasë nuk po korret veç gruni, por edhe fusha e gjërë e të dehurve me popullizëm. Grahi Babë se ki ra në tokë të plleshme”, shkroi Maliqi në Facebook.