20.2 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Osmani: Kosova qëndron me ShBA-në për të ndërtuar kapituj të rinj në përputhje me vizionin e Trumpit

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje, e para e vendit u prit nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani falënderoi Landaun, siç e thotë ajo, për mikpritjen e ngrohtë.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shtoi tutje presidentja.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT