Kryetari Lumir Abdixhiku, para mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u zyrtarizuan kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit vendosi të thumbojë liderin e VV, Albin Kurtin.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia sot është në atmosferë festive, pasi po hyn në fazën përgatitore për zgjedhje.
LDK sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, tha Abdixhiku, duke shtuar me humor se për gazetarët do të ketë “kafe, ujë e llokume”
“Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë”, tha ai.